“Futbolli mund të jetë mizor nganjëherë…por edhe i bukur” – Pogba zotohet se Franca do të kthehet më e fuqishme

  • S.A /
  • 30 June 2021 - 15:41
“Futbolli mund të jetë mizor nganjëherë…por edhe i bukur” – Pogba zotohet se Franca do të kthehet më e fuqishme

Paul Pogba është zotuar se Franca do të kthehet më e fuqishme, pas largimit të hershëm nga Euro 2020, duke e pranuar se futbolli di të jetë mizor nganjëherë, por i bukur në të njëjtën kohë. Favorite për ta fituar turneun e kësaj vere, Franca i paketoi valixhet dhe u kthye në shtëpi pas humbjes 5:4 në penallti kundër Zvicrës në 1/8 e finales të hënën në Bukuresht. “Shihemi në plazh” – Trajneri i Hungarisë tallet me Ronaldon, Mbappen dhe Neuerin.

Franca, e cila e arriti finalen e Euro 2016 para se të shpallej kampione e botës më 2018, e çoi dëm një epërsi prej 3:1 në kohën e rregullt prej 90 minutave dhe dështoi ta gjejë golin e fitores në kohën shtesë, para se të mposhtej përfundimisht në penallti.

Por Pogba është i etur të punojë për t’u rikthyer me një Francë edhe më të fuqishme. Mesfushori i Manchester Unitedit shkroi në Instagram: “Futbolli mund të jetë mizor nganjëherë por edhe i bukur”.

“Ndeshja na solli trishtim neve, por gëzim kundërshtarëve. Kjo është bukuria e futbollit. Natyrisht, ne e dëshiruam një rezultat pozitiv. Faleminderit shumë të gjithë tifozëve tanë në gjithë globin. Ishte bukur që ju pamë, dëgjuam dhe festuam me ju. Ne do ta mbajmë kokën lart dhe do të kthehemi më të fuqishëm”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online )