“El Clasico”, në tetor në “Camp Nou”, në mars në “Santiago Bernabeu”

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 18:41
“El Clasico”, në tetor në “Camp Nou”, në mars në “Santiago Bernabeu”

Klubet tashmë kanë mësuar kalendarin për sezonin 2021/22 në La Liga.

Kampionati në Spanjë zyrtarisht do të startojë me 15 gusht.

Kampioni, Atetico Madrid, do të nisë mbrojtjen e titullit kundër Celta Vigos në udhëtim.

Nënkampioni, Real Madridi, me trajnerin e ri Carlo Ancelotti, do të nisë sezonin e ri me sfidën kundër Alaves, po ashtu në udhëtim.

Ndërsa Barcelona do të nisë sezonin 2021/22 në shtëpi kundër Real Soeciedad.

Kurse “El Clasico” e parë për sezonin 2021/22 do të luhet më 24 tetor, në kuadër të javës së dhjetë në “Camp Nou”, derisa ajo e kthimit në javën e 29 me 20 mars 2022.

(Kosova Sot Online)