E konfirmon edhe Interi: “Achraf do të transferohet te PSG brenda 24 orëve”

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 22:13
E konfirmon edhe Interi: “Achraf do të transferohet te PSG brenda 24 orëve”

Është punë e kryer. Achraf Hakimi së shpejti do të kalojë zyrtarisht nga Interi te PSG.

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta.

Hakimi iu bashkua Interit nga Real Madridi vetëm vitin e kaluar, por është e detyruar të shesë lojtarë.

“Ne jemi në fazat e fundit për Hakimin te PSG, do të jetë një punë e mbaruar brenda 24 orësh”, tha Marotta për Sky Italia.

“Padyshim, ky është një moment i dhimbshëm për ne, por unë jam një administrator që duhet të garantoj qëndrueshmërinë në aspektin ekonomik gjatë një kohe të vështirë për botën e futbollit në përgjithësi”.

“Sapo të përfundojë operacioni Hakimi, ai do të na lejojë të kemi pak hapësirë ​​për të marrë frymë dhe me të vërtetë shpresojmë se nuk do të kemi më nevojë të shesim ndonjë lojtar tjetër të madh, pasi duam të ruajmë pjesën më të madhe të skuadrës që fitoi Scudetton”.

Sa i përket Lautaro Martinez, ai tha se Interi dëshiron ta mbajë. 

(Kosova Sot Online)