Mbappe vendos të mos e vazhdojë marrëveshjen me PSG-në, por si do të veprojë klubi parisien tani?

  • S.A /
  • 01 July 2021 - 12:23
Mbappe vendos të mos e vazhdojë marrëveshjen me PSG-në, por si do të veprojë klubi parisien tani?

Kylian Mbappe ka vendosur të mos e vazhdojë marrëveshjen me Paris Saint-Germainin, e cila i mbaron në verën e vitit të ardhshëm. Dhe pyetja tani është se a do të qëndrojë ai edhe një vit në kryeqytetin francez për t’u larguar falas një vit më vonë, apo do të shitet këtë verë.

Real Madridi është interesuar që një kohë të gjatë për 22-vjeçarin, të cilit i mbaron marrëveshja më 2022, dhe kur kanë mbetur edhe dy muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, pa dyshim se do të ketë kthesa të panumërta para se kjo sagë të marrë fund.

Gazeta e madhe franceze L’Equipe raportoi se Mbappe e ka njoftuar PSG-në se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën.

Reklamë

Besohet se PSG-ja nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta pranojë largimin e yllit më të madh të skuadrës dhe pritet ta hedhë poshtë çdo ofertë për të, e të presë që marrëveshja e tij të mbarojë vitin e ardhshëm.

Në realitet, ta mbash një lojtar të nivelit të Mbappes në klub kur marrëveshja e tij është buzë skadimit, duket e pamundur.

Së fundmi, presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi e pranoi se Mbappe dhe klubi duhet të ulen dhe ta gjejnë një marrëveshje për ndarje paqësore.

Edhe pse ideja është që Mbappe të mbahet në klub sa më gjatë, arritja e këtij qëllimi kundër vullnetit të lojtarit nuk i bën dobi klubit në aspektin financiar.

PSG-ja do ta humbiste Mbappen pa asnjë qindarkë në verën e ardhshme, prandaj mund të tundohet ta shesë atë këtë verë për të përfituar financiarisht. 

(Kosova Sot Online )