E kryer, Sergio Ramos mund të konsiderohet lojtar i PSG-së

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 21:54
E kryer, Sergio Ramos mund të konsiderohet lojtar i PSG-së

Sergio Ramos pritet të zyrtarizohet si afrimi i radhës te Paris Saint Germain.

Ramos, i cili u largua pas 16 vitesh nga Real Madridi, ka pranuar ofertën e francezëve.

Gazetari i RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, shkruan se Ramos ka arritur marrëveshje për dy sezone, por ende nuk janë publikuar shifra mbi përfitimet që mbrojtësi francez do të ketë.

Sipas Bouhafsit, tashmë është mbyllur gjithçka, Ramos do të luajë në Parc des Princes deri më 2023.

Ramos do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhën.


(Kosova Sot Online)