Insigne, lojtar i ndeshjes Belgjikë-Itali

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 23:50
Insigne, lojtar i ndeshjes Belgjikë-Itali

Lorenzo Insigne e ka fituar titullin e më të mirit në ndeshjen Belgjikë-Itali

Insigne shënoi një gol të bukur në minutën e 44-të të ndeshjes, gol që doli të jetë goli i fitores për Kombëtaren italiane.

Insigne ishte i angazhuar gjatë tërë ndeshjes dhe përpos golit të shënuar ai u tregua i rrezikshëm në çdo dalje përpara për Italinë.

“Një paraqitje inspiruese nga magjistari i Italisë, Lorenzo Insigne”, ka shkruar UEFA Euro 2020 për sulmuesin italian.

Italia mposhti me rezultat 2-1 Belgjikën sonte në çerekfinale për të kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Spanjën e cila eliminoi sonte Zvicrën. 


(Kosova Sot Online)