Qesharake, goli i bukur i Barellas bën që Immobile ta harron lëndimin

  • A.P /
  • 03 July 2021 - 00:02
Qesharake, goli i bukur i Barellas bën që Immobile ta harron lëndimin

Italia e ka eliminuar sonte në çerekfinale Belgjikën për të kaluar në gjysmëfinale, ku e pret një ekip tjetër i fortë si ai i Spanjës

Por interesante ishte kur Barella shënoi një gol të bukur në minutën e 31-të.

Gjatë këtij aksioni, Immobile ishte shtrirë në tokë dhe bënte kinse është lënduar shumë e ku si duket ai kërkonte një penallti.

Megjithatë, në zonë do të lëvizte shpejtë Barella për të shënuar një gol të bukur. Pas shënimit të golit, sulmuesi i Lazios do të ngrihej sikur të mos ishte fare i lënduar për të festuar me shokët e tij të Kombëtares.

(Kosova Sot Online)