Spinazzola shpërthen në lot kur kupton se lëndimi është i rëndë

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 10:20
Spinazzola shpërthen në lot kur kupton se lëndimi është i rëndë

Spinazzola, sipas mediave në Spanjë, do të mungojë deri në gjashtë muaj.

Leonardo Spinazzola la fushën i dëmtuar të premten mbrëma dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit. Një dëmtim i tillë do e lërë jashtë fushave mbrojtësin e majtë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj.

Ai ishte duke vrapuar kur u detyrua të ndalet dhe ra përtokë.

Menjëherë hyri ekipi mjekësor në fushë dhe duket se pas verifikimit iu kuptua lajmi futbollistit se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, edhe nga ndjesia e kuptoi vet ai që shpërtheu në lot dhe u largua me lese nga fusha.

Ai u dëmtua në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës.

Në gjysmëfinale, Italia do të ketë punë me Spanjën, sfidë që do të zhvillohet me 6 korrik.

(Kosova Sot Online )