Brazili apo Kili do të jenë në gjysmëfinale të Coppa Amerika, formacionet

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 13:21
Brazili apo Kili do të jenë në gjysmëfinale të Coppa Amerika, formacionet

Brazil-Kili do të jetë çerekfinalja e dytë në Coppa America,. Neymar dhe Jesus kanë startuar nga fillimi për Brazilin derisa te Kili nga minuta e parë starton edhe Alexis Sanchez. Kombëtarja e parë që kalojë në këtë fazë është ajo e Perusë të cilët arritën ta eliminojnë skuadrën e Paraguait me penallti. Zyrtare: Berisha nënshkruan për tri sezone me Torinon, duel me një serb për rolin e titullarit

Sonte, Tito ka startuar me yjet e tij më të mirë kundër Kilit. Sulmit brazilian i prinë kësaj radhe Neymar, Richarlison, Firmino dhe Jesus.

Në anën tjetër nga minuta e parë sonte për Kilin ka startuar Alexis Sanchez i cili ka vajtur nga një lëndim i vogël në ndeshjet e fazës së grupeve në Coppa Amerika. Po ashtu për Kilin ka startuar edhe Arturo Vidal në mesfushë. 

(Kosova Sot Online )