Thibaut Courtois: Jemi të mërzitur nga humbja ndaj Italisë, por ata e meritonin fitoren

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 16:08
Thibaut Courtois: Jemi të mërzitur nga humbja ndaj Italisë, por ata e meritonin fitoren

Portieri i Belgjikës Thibaut Courtois tha se humbja 2-1 ndaj Italisë godet fort, por pranoi që Italia meritonte të fitonte çerekfinalen në Mynih.

Nicolò Barella dhe Lorenzo Insigne shënuan për Italinë, para se Romelu Lukaku të ngushtonte rezultatin nga penalltia.

Portieri i Belgjikës dhe Real Madrid, Thibaut Courtois ishte i mërzitur pas eliminimit, por tha se italianët ishin fitues të denjë.

“Kjo humbje godet fort,” i tha Courtois BBC pas ndeshjes.

“Ne e dinim se do të ishte një lojë e vështirë. Ne kishim dy mundësi, por portieri i tyre bëri një pritje të mirë”.

“Me të vërtetë mund të kishte shkuar në të dyja anët fitorja, por Italia meritonte më shumë.”

(Kosova Sot Online)