Fernandes bën shkaka me Matan pas rinovimit të kontratës: “Më duhet të pres edhe një vit për numrin 8”

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 16:29
Fernandes bën shkaka me Matan pas rinovimit të kontratës: “Më duhet të pres edhe një vit për numrin 8”

Juan Mata ka rinovuar kontratën deri në vityin 2022 me Manchester United. Kështu, Bruno Fernandes, mesfushori që ka shkëlqyer te “Djajtë e Kuq”, duhet të presë të paktën edhe një sezon për të rrëmbyer fanellën me numrin 8. Ai reagoi në rrjetet sociale pas rinovimit të kontratës të Matas.

“Duket se do të më duhet të pres edhe një vit për numrin 8. Urime vëllaçko, e merituar. Shembull dhe inspirim brenda dhe jashtë fushe”, shkroi ai në “Tëitter”. Mata është pjesë e Manchester United që nga viti 2013, ka bërë 273 paraqitje, ka shënuar 51 gola.

Në anën tjetër, Burno është pjesë e United që nga viti 2020. Ai ka bërë 80 paraqitje, ka shënuar 40 gola.

(Kosova Sot Online )