Kroos zbulon planet e pensionimit nga futbolli

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 10:04
Kroos zbulon planet e pensionimit nga futbolli

Toni Kroos ka zbuluar se e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli si lojtar i Real Madridit dhe se mund ta nënshkruajë një zgjatje marrëveshje kur t’i mbarojë ujdia e tanishme në verën e vitit 2023.

Pasi i dha fund karrierën 11-vjeçare në Kombëtaren e Gjermanisë pas eliminimit nga Euro 2020, Kroos tani është plotësisht i përqendruar që pjesën e mbetur të karrierës ta kalojë në Santiago Bernabeu

Ai shpreson se do të luajë për Madridin përtej vitit 2023, kur i mbaron marrëveshja e tanishme me klubin.

“Besoj se viti 2023 është i duhuri, do të jem 33-vjeçar. Do të vendos se a ta ripërtërij marrëveshjen për edhe një apo dy sezone (me Madridin)”, tha Kroos.

“Por jam plotësisht i sigurt se do të pensionohem në Real Madrid”, shtoi ai.

Kroos ndien se në Gjermani nuk vlerësohet mjaftueshëm për kontributin e tij në ekipin kombëtar.

“Nuk dua ta akuzoj askënd në Gjermani, sepse ka shumë tifozë që më çmojnë, por nganjëherë ndieja se disa nuk e çmonin atë që e kam bërë për 11 vjet”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)