A është Messi më i miri në historinë e futbollit!

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 16:00
A është Messi më i miri në historinë e futbollit!

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka lartësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, pasi ai e frymëzoi ekipin kombëtar argjentinas drejt gjysmëfinales në Kupën e Amerikës me një gol dhe dy asiste kundër Ekuadorit të shtunën.

Messi – i cili është në kërkim të trofeut të parë të madh me kombëtaren – asistoi për Rodrigo de Paulin dhe Lautaro Martinezin, para se të shënonte vetë nga gjuajtja e lirë për ta dërguar Argjentinën në gjysmëfinale.

Ky ishte goli i katërt i Messit për Argjentinën në këtë turne dhe i dyti nga gjuajtja e lirë, që e bë atë top golashënuesin më të mirë deri tani. Neymari është i dyti më dy gola.

Duke folur pas ndeshjes, Scaloni i thuri lavde të shumta Messit, duke e vlerësuar edhe më lart se legjendën e pavdekshme argjentinase, Diego Armando Maradona.

“Gjëja më e mirë që mund të na ndodhë neve si adhurues të futbollit është ta shijojmë Messin”, tha Scaloni.

“Mendoj se edhe kundërshtarët e shijojnë atë, sepse po flasim për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve”, shtoi ai.

Messi, i lindur në Rosario, është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës me 75 gola. Në moshën 34-vjeçare, e vetmja gjë që i ka mbetur atij është ta fitojë një trofe të madh me ekipin kombëtar.

Ai do të kërkojë ta bëjë këtë javën e ardhshme, duke e frymëzuar Argjentinën drejt finales në takimin e së martës kundër Kolumbisë në gjysmëfinale. 

(Kosova Sot Online)