Gattuso: Nuk jam racist dhe as homofob

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 11:04
Gattuso: Nuk jam racist dhe as homofob

Ulja e tij në stolin e Tottenham nuk ndodhi për shkak të përplasjeve të vjetra të padëshirueshme. Kundër tij doli një pjesë e mirë e tifozëve të “Spurs”.

Në këtë pikë, mbrojtja e Gattuso është totale: “Me siguri që nuk jam as racist, as seksist, as homofob. Deklaratat e mia të vjetra janë keqinterpretuar. Pse nuk i pyetni ish-shokët e mi të skuadrës dhe lojtarët që kam trajnuar për marrëdhënien time me ta? Si racist nuk do të të jem shumë i besueshëm. Sa i përket pjesës tjetër, unë nuk e harxhoj kohën për marrëzira.

“Çfarë më mëson historia ime? Kjo urrejtje e tastierës (personat virtualë në internet) është shumë e rrezikshme. Unë jam figurë publike dhe kam forcën të reagoj ndaj shpifjeve, por jo të gjithë mund ta trajtojnë këtë. Ka nga ata që, nga dobësia, mund të hidhen nga dritarja. Është një problem shumë serioz, çfarë prisni që të ndërhyni”.

Pika e kthesës për karrierën e tij si trajner daton që tetë vite më parë dhe një vizite në qendrën stërvitore të Bayern Munich, atëherë i stërvitur nga shoku i tij, Guardiola.

“Vizita te Guardiola më 2013, pas muajve në Palermo ishte pika e kthesës. Më parë, ideja ime e futbollit ishte t’i jepja ekipit organizim. Pastaj me vëzhgimin e Bayernit u hap një botë e re: pasime të çmendura, mbrojtës krahu që përparojnë të bëjnë gjysmëmesfushorë krahu; mesfushorët e krahut që përparojnë në majë, Ribéry dhe Robben që mbushnin anët e jashtme. Kundërshtarët nuk kuptonte asgjë. Kështu që mësova shumë nga stërvitja e Pep”.

(Kosova Sot Online )