Luis Enrique: “Unë e dua Italinë dhe e dua Romën, do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 13:10
Luis Enrique: “Unë e dua Italinë dhe e dua Romën, do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique foli për Sky Sport në prag të gjysmëfinales kundër Italisë që zhvillohet nesër në Wembley.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë… Unë mendoj se Italia është një ekip fantastik, luajnë futboll të mirë. Është një ekip i vështirë për t’u përballur, do të jetë një ndeshje e vështirë, me intensitet dhe pasion”, tha fillimisht Enrique.

Gabimi që Spanja nuk duhet të bëjë? “Gabimi i vetëm që nuk do të bëjmë është të mos jemi Spanja, ne do të luajmë ndeshjen nga 1 ‘në 90’. Pastaj mund të humbasim, të fitojmë ose të barazojmë, por unë e di që ekipi im do të jetë i vërtetë ndaj asaj që është shpirti ynë.”

“Unë e dua Italinë, më pëlqen Italia dhe më pëlqen Roma, ku pata një përvojë të mrekullueshme edhe në qoftë se isha vetëm një vit”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)