Zbulohen zënka të reja brenda Kombëtares së Francës

  • G.G /
  • 05 korrik 2021 - 13:43
Zbulohen zënka të reja brenda Kombëtares së Francës

Ka vijuar burimi i telasheve brenda ekipit kombëtar të Francës, i cili ishte favoriti më i madh për ta fituar Kampionatin Evropian 2020, para se të tronditej nga Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Fill pas humbjes kundër Zvicrës 5:4 në penallti në 1/8 e finales javën e kaluar, nga ekipit kombëtar francez filluan të burojnë telashe të njëpasnjëshme.

Zbulimi më i ri është një zënkë mes Benjamin Pavardit dhe Paul Pogbas, të cilën ishte përfshirë edhe Raphael Varane. Përleshja mes tyre kishte ndodhur menjëherë pas disfatës kundër Zvicrës, sipas Le Parisien.

Paraprakisht, Kingsley Coman e kishte shpërfillur trajnerin Didier Deschampes për shkak të zëvendësimit, para se e ëma e Adrien Rabiot, Veronique, të fjalosej publikisht në stadium me prindërit e Paul Pogbas dhe Kylian Mbappes, duke i akuzuar djemtë e tyre për eliminimit e Francës nga Euro 2020.

Pas kësaj erdhi shkrimi i L’Equipe, për një marrëdhënie tejet të ftohtë mes Mbappes dhe Antoine Griezmann.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit i kishte rrëfyer Pogbas se Pavardi ishte ankuar se mesfushori nuk po i ndihmonte mbrojtës. “Benj (Pavard) mendon se t’i nuk po kthehesh në mbrojtje mjaftueshëm”.

Kjo s’i kishte pëlqyer aspak yllit të Manchester United, i cili e kishte shënuar golin e tretë të Francës, prandaj i ishte afruar Pavardit për t’i qëruar hesapet me të, duke e pyetur se përse e kishte thënë një gjë të tillë.

Ata kishin shkëmbyer fyerje ndaj njëri-tjetrit, në një fjalosje të ndihmuar dukshëm nga mungesa e harmonisë në një ekip që duhej të ishte i përkryer si favoriti i vetëm i madh për ta fituar Euro 2020.

Kur ishin qetësuar gjakrat, Pogba i kishte kërkuar falje Varanit, por marrëdhëniet mes lojtarëve francezë nuk janë të mira.

(Kosova Sot Online)