Zyrtare: Kosovari Arbër Hoxha i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 15:59
Zyrtare: Kosovari  Arbër Hoxha i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit

Arbër Hoxha i është bashkuar klubit nga liga elitare kroate, Lokomotiva e Zagrebit, ka njoftuar klubi të hënën.

Kjo do të jetë përvoja e parë e 21-vjeçarit jashtë vendit, pas dy sezoneve shumë të mira në Superligën e Kosovës si anësor i Ballkanit. Në një postim në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, Lokomotiva njoftoi se ka nënshkruar me Hoxhën, duke mos zbuluar asnjë hollësi rreth marrëveshjes.

 Edhe vetë Hoxha shkroi në llogarinë personale në Facebook se i është bashkuar klubit nga 1.HNL.“Nga sot fillon nje kapitull i ri ne karieren time , një aventurë e re me sfida te reja. Me ndihmen e Zotit shpresoi që çdo gjë të shkoi në mënyren e duhur”, shkroi Hoxha.

(Kosova Sot Online )