Gjyqtarët kosovarë referojnë në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 20:19
Gjyqtarët kosovarë referojnë në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë që nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në garën elitare të futbollit evropian – Liga e Kampionëve.

Është gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimi, si dhe gjyqtarin e katërt, Dardan Çaka, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërmjet skuadrës kampione të Kroacisë, Dinamo Zagreb dhe kampionit të Islandës, Valur.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 20:00, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

 Kjo do të jetë një mundësi e mirë për gjyqtarët tanë që ta dëshmojnë profesionalizmin e tyre dhe të avancojnë tutje, duke pasur parasysh faktin se do të vëzhgohen nga njëri prej kontrollorëve më të vlerësuar në UEFA, slloveni Darko Çeferin, i cili ka qenë kontrollor i gjyqtarëve në tri ndeshje në Euro 2020.

(Kosova Sot Online)