Ramos pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Paris Saint-Germain

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 23:55
Ramos pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Paris Saint-Germain

Ish kapiteni do të konfirmohet lojtar i PSG-së gjatë kësaj jave

Kishte një pikë kthese gjatë verës dhe Sergio Ramos dhe Real Madrid i ndanë rrugët me ish kapitenin që pritet të konfirmohet lojtar i Paris Saint-Germain për dy vite.

Padyshim që kjo është njëra prej lëvizjeve më të mëdha gjatë verës. Ramos pritet që do të nënshkruan kontratë dy vjeçare me skuadrën e Parc des Princes duke e forcuar edhe më shumë këtë skuadër.

Ramos mund të aterojë në Paris të martën ku do t’i kryejë testet mjekësore dhe nëse gjërat shkojnë mirë ai do të konfirmohet nga klubi të mërkurën

Kalimi i spanjollit në PSG vazhdon të tregojë se planet e kësaj skuadre janë që ajo të jetë skuadra më e frikshme në Europë, e ku të martën Achraf Hakimi mund të konfirmohet që të martën, një ditë para Ramosit.

Derisa PSG nuk ndalet së bëri transfere të mëdha, prioriteti i Real Madridit është e kundërta. Derisa të dihet për situatën e Kylian Mbappe, lojtarët e Real Madridit sot kanë mbajtur stërvitje nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

E ardhmja e Raphael Varane po ashtu është në ajër dhe klubi nuk janë duke u ngutur për ta shitur atë dhe nuk duket se do ta lënë atë që të largohet. Manchester United kanë ofruar 45 milionë euro, por Los Blancos kërkojnë 60 milionë euro dhe vetëm nëse ai kërkon me çdo kusht të largohet, të cilën gjë ai nuk e ka bërë. 

(Kosova Sot Online)