Granit Xhaka kthehet në shtëpi pas gjashtë javësh, momenti emocionues kur përqafon vajzën

  • S.A /
  • 06 July 2021 - 10:06
Granit Xhaka kthehet në shtëpi pas gjashtë javësh, momenti emocionues kur përqafon vajzën

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, është kthyer në shtëpinë e tij pas një periudhe të gjatë angazhimi në “Euro 2020”.

Zvicra u dërgua në shtëpi pas humbjes ndaj Spanjës në 1/8 e finales, ndërsa patën një performancë të mirë.

Tani pas kthimit të tij te familja, Xhaka është takuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, pas gjashtë javësh qëndrimi larg për shkak të “Euro 2020”.

Ka qenë gruaja e futbollistit, Leonita Lekaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq momentin emocionues të bashkimit babë e bijë pas shumë kohësh.

“Ribashkuar pas gjashtë javësh”, ka shkruar Leonita në mbishkrimin e video në Instagram, ku Graniti mirëpritet me një përqafim të ngrohtë nga vajza e tij, Ayana.

Çifti e muaj më parë janë bërë prindër për herë të dytë me një vajze që e quajtën Laneya.

(Kosova Sot Online )