Barcelona në krizë serioze, e nxjerr Griezmannin në shitje

  • S.A /
  • 06 July 2021 - 11:39
Barcelona në krizë serioze, e nxjerr Griezmannin në shitje

Barcelona është e detyruar ta shesë sulmuesin Antoine Griezmann gjatë kësaj vere, për shkak të telashe financiare.

Megjithëse fillimisht u duken lehtë të kapërcyeshme, telashet financiare të Barcelonës janë shumë serioze, si pasojë e të cilave klubi nuk mund t’i regjistrojë blerjet e reja, përfshirë Lionel Messin, për sezonin e ri 2021/22 në La Liga.

Gjiganti katalonas e ka një borxh të lartë prej 1 miliard eurove dhe një shkelje prej 40 për qind të ligjit për pagat kufizuese në ligën elitare spanjolle.

Për shkak të shkeljes së këtij ligji, Barça mund t’i shpenzojë vetëm 25 për qind të të hyrave, që nënkupton se klubit i duhet një shumë e jashtëzakonshme e të hyrave për të lidhur marrëveshje me Messin, pavarësisht se argjentinasi ka pranuar ulje të madhe page.

Reklamë

Përveç kësaj, Barcelona do të detyrohet ta shesin njërin prej lojtarëve më pagën më të lartë në skuadër për të pasur çfarëdo mundësi për ta mbajtur Messin në klub.

Francezi Antoine Griezmann është lojtari më pagën më të lartë në klub tani për tani, pasi Messit i ka mbaruar marrëveshja me Barçën.

Sipas mediave katalonase, Barcelona duhet t’i heqë hiç më pak se 200 milionë euro nga fatura e pagave për sezonin e ri, ndryshe nuk do të jetë në gjendje t’i regjistrojë lojtarët e rinj.

Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Memphis Depay iu bashkuan skuadrës së Ronald Koemanit si lojtarë të lirë këtë verë, por ata nuk janë regjistruar ende në skuadrën katalonase për sezonin e ri në La Liga. 

(Kosova Sot Online )