Itali-Spanjë, 60,000 spektatorë priten në Wembley: 50,000 nga Mbretëria e Bashkuar

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 12:33
Itali-Spanjë, 60,000 spektatorë priten në Wembley: 50,000 nga Mbretëria e Bashkuar

Rreth gjashtëdhjetë mijë tifozë priten sonte në Wembley, 75 për qind e kapacitetit, për ndeshjen gjysmëfinale midis Italisë dhe Spanjës.

Ka shumë polemika mbi faktin se shumica mund të jenë anglezë.

Afërsisht 6,500 italianë priten të jenë në stadium kundër 4,000 spanjollëve. Të tjerët, pothuajse 50,000 bileta, u shitën për banorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Ata mund t’i përkasin njërit prej dy kombeve ose të ishin spektatorë “neutralë” në gjysmëfinalen e parë të Euro 2020.

(Kosova Sot Online)