
Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të Euro 2020

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dal të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.
Skuadra e Gareth Southgate do përballet me Danimarkën në gjysmëfinale, derisa do shkojnë me besim të plotë duke marrë parasysh fitoren e thellë ndaj Ukrainës në çerekfinale.
Në rast që mposhtin danezët, në finale do përballen me fituesin e takimit Spanjë – Itali.
Anglia shihet si favoriti i dytë në këtë turne me 29.4 për qind edhe pse ende nuk kanë pranuar gol.
Spanja ka shanse 22.4 për qind, derisa Danimarka me vetëm 8.4 për qind.Ndërkohë, finalja e “Euro 2020” do zhvillohet me 11 korrik në “Wembley”.
(Kosova Sot Online)