Pendohet Sarri: Gabova rëndë që e lash Chelsean për Juventusin!

  • S.A /
  • 06 July 2021 - 16:40
Pendohet Sarri: Gabova rëndë që e lash Chelsean për Juventusin!

Maurizio Sarri i ka rënë pishman. Në verën e vitit 2019, ai la Chelsean për t’u kthyer në Serie A te Juventusi.

Tani trajneri i Lazios, thotë se duhet të kishte duruar edhe pak dhe të kishte qëndruar në “Stamford Bridge”.

“Kam kryer një gabim të tmerrshëm kur isha trajner i Chelsea; atë të dëshirës për t’u kthyer në Itali me çdo kusht. Ata tentuan të më pengonin, por unë e kisha ndarë mendjen. Chelsea është një klub i madh, më pas mori lojtarë të rinj, fiks për stilin tim të futbollit”, u shpreh Sarri.

“Kam përjetuar një vit të veçantë, Abramovich nuk mund të hynte në Angli dhe të gjithë punët përfunduan në duart e Marina Granovskaia, ajo kishte një mijë halle për të zgjidhur”. “Pastaj erdhën Ëerner, Havertz, Mount dhe Ziyech; të gjitha të përshtatshëm për mua dhe mënyrën time të lojës”. 

(Kosova Sot Online )