Trajneri i Interit: Po e pres Eriksenin me krahë hapur

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 15:57
Trajneri i Interit: Po e pres Eriksenin me krahë hapur

Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se zikaltrit janë duke e pritur me krahë hapur Christian Eriksenin dhe ka zbuluar se blerja e mbrojtësve të anësorë do të jetë synimi i tij, veçanërisht pas shitjes së Achraf Hakimit.

Inzaghi iu bashkua Interit muaj më parë në një marrëveshje dyvjeçare, duke e zëvendësuar të larguarin Antonio Conte.

45-vjeçari, i cili e refuzoi vazhdimin e qëndrimit në Lazio për zikaltrit, tregoi se ishte njoftuar nga Interi për ndryshimet e planifikuara, para se të nënshkruante.

Interi u detyrua ta shesë Hakimin për 71 milionë euro në Paris Saint-Germain për shkak të telashe financiare.

“E dija se Hakimi do të shitej, por klubi më premtoi se do ta kemi një ekip garues. Drejtuesit këmbëngulën për të më sjellë mua këtu. E di që tifozët do t’i kemi pas vetes”, tha Inzaghi në konferencë për media të mërkurën.

E ardhmja e Eriksenit mbetet e paqartë pas arrestit kardiak në fushë në një ndeshje të Danimarkës në Euro 2020 dhe vendosjes së një aparati në zemër për t’ia kontrolluar të rrahurat e zemrës.

Me një aparat të tillë në zemër, mesfushori danez nuk lejohet të luajë futboll profesional në Serie A.

“Kam folur me Eriksenin para Euro 2020, jo më pas. Llogaris në të. Interi bëri mirë që e mori Hakan Calhanoglun, i cili është lojtar i rëndësishëm. Erikseni ka kohë për t’u rikthyer, ne po e presim me krahë hapur”, shtoi ai.

“Ne do të përpiqemi t’i blejmë disa lojtarë të rinj. Mbrojtësit anësorë janë të rëndësishëm për mua, prandaj do të përpiqemi të veprojmë në përputhshmëri”.

(Kosova Sot Online)