Ramos arrin në zyrat e PSG-së, së shpejti zyrtarizimi

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 16:31
Ramos arrin në zyrat e PSG-së, së shpejti zyrtarizimi

Sergio Ramos tashmë ndodhet në Paris.

Në mëngjesin e së mërkurën, ai u nis për Paris, bashkë me familjen e tij, për aventurën e re.

Ish kapiteni i Real Madridit do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Paris Saint Germain ku do të fitojë 15 milionë euro në sezon.

Ai tashmë ndodhet në zyrat e klubit sipas “El Chiringuito” dhe zyrtarizimi do të vijë gjatë ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)