Ramos në zyrat e PSG-së, përshëndet nga shumë tifozë

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 17:24
Ramos në zyrat e PSG-së, përshëndet nga shumë tifozë

Sergio Ramos tashmë ndodhet në zyrat e klubit të Paris Saint Germain.

El Chiringuito ka publikuar pamje të ish kapitenit të Real Madridit në PSG, ku së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit francez.

Ai është pritur nga shumë tifozë, atje ku raportohet se ka kaluar tashmë testet mjekësore dhe pas pak do të kompletojë transferimin te klubi francez.

Ramos do të nënshkruajë kontratë deri më 2023 me PSG-në dhe do të fitojë 15 milionë euro në sezon. 


(Kosova Sot Online)