Nagelsmann prezantohet te Bayerni, lavdëron Goretzkan dhe Sanen

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 18:55
Nagelsmann prezantohet te Bayerni, lavdëron Goretzkan dhe Sanen

Julian Nagelsmann është prezantuar te Bayern Munich.

Trajneri 33-vjeçar vjen me entuziazëm në “Allianz Arena”, i cili thotë se do të jap gjithmonë më të mirën.

Ai ka folur në veçanti për Leon Goretzka dhe Leroy Sane.

Këta duket se do të jenë të paprekshëm në formacionin e 33-vjeçarit.

“Sane? Leroy ka cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme, mund t’i japë shumë skuadrës. Ai mund të mbulojë disa role në fushë, kështu që mund të përfaqësojë një armë të rëndësishme për Bayernin. Jam i bindur që do të shohim një Sane të ndryshëm nga ai i mëparshmi”, deklaroi Nagelsmann.

“Leon Goretzka? Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, jam shumë i lumtur që do të punoj me të, do doja ta kisha në dispozicion për shumë vite. Leon është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”. 


(Kosova Sot Online)