Anglia synon të shkruajë historinë kundër Danimarkës, kush do t’i bashkohet Italisë në finale?

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 19:59
Anglia synon të shkruajë historinë kundër Danimarkës, kush do t’i bashkohet Italisë në finale?

Sonte do të kompletohet finalja e “Euro 2020” që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Pas Italisë, sonte do të mësohet edhe finalisti tjetër, ku Anglia do të ketë punë me Danimarkën.

Për “Tre Luanët” nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, ani pse llogariten favorit – e cili luhet nga ora 21:00.

Danimarka, kundërshtari i sotëm i Anglisë, është skuadra e tretë me sulmin më të mirë në Evropian, ka shënuar 11 gola, derisa Anglia e pesta me tetë gola.

Anglia synon të shkruajë historinë, duke e rrëmbyer për herë të parë këtë trofe.

(Kosova Sot Online)