Southgate: Tifozët ishin të pabesueshëm, lumturuam një komb të tërë

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 08:45
Southgate: Tifozët ishin të pabesueshëm, lumturuam një komb të tërë

Gareth Southgate u ka thënë me shaka dy lojtarëve të tij të rinj se arritja në finale të një turneu të madh, siç bëri Anglia të mërkurën, nuk është normale për “Tre Luanët”. Anglia arriti finalen e parë të madhe në 55 vite, duke mundur Danimarkën 2-1, pas kohës shtesë në “Wembley”. Tashmë duhet të përballet me Italinë, të dielën.

Fitorja ndihmoi në largimin e disa kujtimeve të dhimbshme në gjysmëfinale, duke përfshirë një humbje ndaj Gjermanisë në “Euro 1996” dhe ndaj Kroacisë në Kupën e Botës 2018. “Sapo më është dashur t’iu them Saka dhe Bellingham se normalisht nuk funksionon kështu, – pohoi Southgate për ITV, duke iu referuar dy adoleshentëve të tij. – Unë jam shumë krenar për lojtarët. Është një rast i pabesueshëm për të qenë pranë historisë, tifozët ishin të pabesueshëm gjithë natën.

Kur ke pritur aq kohë për të kaluar përtej një gjysmëfinaleje, duke pasur parasysh sasinë e kufizuar të përvojës ndërkombëtare që kanë disa nga lojtarët, them se kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjëja më e këndshme është se u kemi dhuruar tifozëve dhe kombit tonë një natë fantastike. Udhëtimi vazhdon edhe për katër ditë të tjera. Që ekipi të kalojë këtë natë, ne vuajtëm në Moskë në gjysmëfinalen kundër Kroacisë më 2018.

Ne jemi në finale, duhet ta shijojmë këtë fakt, por ekziston një pengesë më masive për t’u sprovuar dhe kaluar. Italia është një skuadër shumë e mirë, me të vërtetë ka treguar formë të jashtëzakonshme. Ka luftëtarë mbrojtës, do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme për t’u parë”.

(Kosova Sot Online )