Mourinho: Anglia e meritoi finalen, por penalltia nuk duhej referuar

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 12:52
Mourinho: Anglia e meritoi finalen, por penalltia nuk duhej referuar

Një penallti e dyshimtë vendosi takimin e dytë gjysmëfinal mes Anglisë dhe Danimarkës. Ishte një 11-metërsh në favor të britanikëve ku të gjithë njëzëri deklarojnë se nuk ka qenë aspak penallti.

Midis tyre është dhe trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho i cili vë në diskutim vendimin e arbitrit holandez, Dani Makelie i cili në “Talk Sport” sqaroi opinionin e tij:

“Ka fituar skuadra më e fortë. Anglia e ka merituar dhe ka qenë fantastike, por për mua ai 11-metërsh nuk ishte. Në këto nivele në një gjysmëfinale të një Evropiani nuk mund t’a kuptoj këtë vendim të arbitrit.

Jam i lumtur për Anglinë, por një njeri i futbollit jam i zhgënjyer për këtë vendim të marrë.”, përfundoi Mourinho. Anglia do të sfidojë Italinë në finalen e EURO 2020 në 11 korrik në stadiumin “Wembley” në orën 21:00.

(Kosova Sot Online )