Zyrtare: Nacho vazhdon kontratën me Real Madridin

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 16:37
Zyrtare: Nacho vazhdon kontratën me Real Madridin

Real Madrid ka njoftuar se Nacho Fernandez ka rinovuar kontratën me klubin deri në 2023.Ky është një zgjatje njëvjeçare e kontratës së tij të mëparshme që mbyllej në fnd të sezonit 2021/22. Nacho u bashkua me akademinë e Real Madridit 20 vjet më parë, ndërsa së fundmi festoi një dekadë si një lojtar i ekipit të parë të  mbretërve. 

Ai e kishte bërë debutimin e tij në prill 2011 nën drejtimin e Jose Mourinho në një fitore të mrekullueshme 6-3 kundër Valencia në “Mestalla”. Që atëherë, Nacho ka luajtur në 233 ndeshje për Real Madrid, ndërsa ka edhe 111 ndeshje për Castillan. Ai ka fituar katër trofetë e Ligës së Kampionëve me Los Blancos, duke luajtur në 44 ndeshje në garën më të mirë të Evropës për klube.

(Kosova Sot Online )