Reali rinovon me Nachon pas largimit të Sergio Ramos

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 16:56
Reali rinovon me Nachon pas largimit të Sergio Ramos

Real Madridi do të jetë interesant për t’u parë sezonin 2021/22.

Kapiteni dhe njëri prej më të mirëve në histori, Sergio Ramos, është larguar dhe për të mbuluar boshllëkun e spanjollit, Reali ka afruar David Alaban.

Sido që të jetë, vendin e Ramosit mund ta zërë edhe Nacho Rodriguez, i cili ka rinovuar të enjten me Realin deri më 2023. Atëherë ai do të jetë 33-vjeçar.

Nacho është produkt i akademisë dhe pas largimit të Ramos, Reali s’dëshiron të humbasë më të zakonshmit. 

(Kosova Sot Online)