Pagat e çmendura të futbollistëve të PSG-së, Ramos pas Mbappes dhe Neymarit

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 18:39
Pagat e çmendura të futbollistëve të PSG-së, Ramos pas Mbappes dhe Neymarit

15.3 milionë në sezon, vetëm Neymari dhe Mbappe do të paguhen më shumë te Paris Saint Germain se Sergio Ramos

Sergio Ramos tashmë është i PSG-së. Ish kapiteni i Real Madridit ka nënshkruar për dy sezone me Parisin ku do të jetë njëri prej futbollistëve më të paguar, ani pse në moshë.

Reali i ofroi vetëm një vit kontratë me 10 milionë në sezon, por te Parisi ai do të marrë 15.3 milionë në sezon dhe është pas Mbappes dhe Neymarit.

Ramos me fanellën e PSG-së ku ka nënshkruar deri më 2023

Neymari është i pari me 52.1 milionë bruto në ezon, Mbappe i dyti me 24.5 milionë, derisa Ramos bashkë me Marquinhos dhe Verratti, me 15.3 milionë në sezon.

Sergio Ramos do ta veshë fanellën me numrin 4 edhe në PSG

Pas tyre gjenden Di María (14.3 M€), Keylor Navas (12.7 M€), Kimpembe (10.6 M€), Icardi (10.2 M€), Paredes (8.5 M€) dhe Ander Herrera (8.4 M€), top 10 kompletohet me Draxler (7.6 M€).

Ramos u largua nga Real Madridi pas 16 vjetësh.

Ramos fitoi 22 trofe me Realin, përfshirë 4 UEFA Champions League

Ai nuk arriti akordin me klubin për rinovimin e kontratës që i kishte ofruar vetëm një vit, deri me 2022, por Ramos donte në fillim dy vite dhe kur vendosi të qëndrojë dhe të pranojë një vit, Reali i tha se oferta ka skaduar.

Kështu, si shumë legjenda, edhe Ramos në njëfarë mënyre u largua nga dera e prapme nga Reali. 

(Kosova Sot Online)