Mjekët e PSG-së u morën me Ramosin 5 orë: “Fizikisht është si një 25 vjeçar”

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 09:28
Mjekët e PSG-së u morën me Ramosin 5 orë: “Fizikisht është si një 25 vjeçar”

Sergio Ramos tashmë është futbollist i Paris Saint Germain. Ai u transferua te PSG si lojtar i lirë, pasi u largua pas 16 vjetësh nga Real Madridi, pasi nuk u morën vesh për rinovimin e kontratës.

Sido që të jetë, tani El Chiringuito de Jugones raporton se mjekët e klubit të PSG-së kanë mbetur të habitur me gjendjen fizike të 35-vjeçarit.

Mjekët janë marr me Ramosin pesë orë gjatë testeve mjekësore dhe përfundimi ka qenë se ish kapiteni i Realit është në gjendje fizike si një 25-vjeçar.

Ramos do të tentojë të lë gjurmë edhe në PSG, siç bëri për shumë vite me Real Madridin.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, deri më 2023 dhe do të fitojë së paku 15 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online )