Reali po i reziston Unitedit për Varanen

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 09:34
Reali po i reziston Unitedit për Varanen

Raphael Varane mund të ndërrojë skuadër gjatë verës. Ka zëra se ai do të lërë Real Madridin për Manchester United, dëshiron të luajë në Premierligë. 

Por, s’do të jetë e lehtë për ta marrë, pasi sipas mediave spanjolle, Reali është duke u menduar se çfarë të bëjë konkretisht, pasi tashmë i është larguar zemra e ekipit, kapiteni që i dha shumë gjëra klubit, Sergio Ramos. Tani, “FootMercato” raporton se Unitedi e ka kuptuar që do ta ketë të vështirë të arrijë te Varane përveç nëse paguan milionat që do Reali dhe kështu, alternativa është Joachim Andersen të Fulham. Për të interesohet edhe Tottenhami. 

(Kosova Sot Online )