Chelsea i ofron kontratë të re talentit shqiptar
Skuadra e Chelseat është e vendosur që ta mbajë sulmuesin shqiptar, Armando Broja, në Londër.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Chelsea po punon me agjentët e lojtarit në mënyrë që të finalizojë një marrëveshje me sulmuesin shqiptar që do t’a mbante atë në Stamford Bridge deri në qershor të vitit 2026.
Armando Broja këtë sezon ishte i huazuar te Vittese ku shënoi 10 gola.
Kurse nga sezoni i ri do të jetë në planet e trajnerit, Thomas Tuchel dhe do të fillojë përgaditjet parasezonale me ekipin e parë të Chelseat.
(Kosova Sot Online)