Granit Xhaka e kalon kohën e lirë duke shëtitur me vajzën e tij

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 14:47
Granit Xhaka e kalon kohën e lirë duke shëtitur me vajzën e tij

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, pas një periudhe të gjatë angazhimi në Euro 2020 ka katër ditë që është kthyer në shtëpinë e tij.

Pas kthimit të tij te familja, Xhaka po kalon shumë kohë me bashkëshorten dhe dy vajzat.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi me vajzën e tij të madhe Ayana, teksa e ka shkruar se nuk ka kohë më të rëndësishme se sa koha që kalon me të.

”Nuk ka kohë më të rëndësishme për mua se sa koha babë e bijë”, ka shkruar Xhaka në Instagram krahas fotografive të postuara me të bijën.

Ndryshe, Xhaka dhe në përgjithësi futbollistët shqiptarë që luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës, patën një performancë të mirë, por Zvicra u dërgua në shtëpi pas humbjes ndaj Spanjës në 1/8 në finale.

(Kosova Sot Online)