Zyrtare: Ahmetaj ndërron skuadër në Slloveni

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 15:02
Zyrtare: Ahmetaj ndërron skuadër në Slloveni

Alessandro Ahmetaj ka ndryshuar skuadër në Slloveni.

Mesfushori shqiptar, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Italisë U16, ka nënshkruar me ND Gorica.

Futbollisti 21-vjeçar në nëntor nënshkroi te Coper në Slloveni, klub që e huazoi mesfushorin te Dekani në ligën e dytë.

Ahmetaj u aktivizua në 7 ndeshje në pjesën e dytë të kampionatit dhe shënoi një gol, ndërkohë që do të luajë sërish në të njëjtën ligë.

Me Gorica objektivi është të marrë minuta të plota dhe të ndihmojë skuadrën e re të rikthehet në elitë.

(Kosova Sot Online )