Një gazetar pozitiv me COVID-19, Italia në izolim

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 15:06
Një gazetar pozitiv me COVID-19, Italia në izolim

Rrezik për Covid-19 në Coverciano, kombëtarja italiane  dy ditë para finales së Euro 2020 është izoluar kjo pasi një gazetar midis atyre që ndiqnin ekipin kombëtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas kthimit të tij nga ndeshja Itali-Spanjë. Sidoqoftë në radhët e të kaltërve  ka optimizëm për ekipin dhe stafin stërvitor pasi lojtarët janë vaksinuar dhe kanë kontakte me median vetëm gjatë konferencave për shtyp, nuk ka frikë nga një shpërthim i rasteve  si ai i marsit të kaluar. 

Tre gazetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19  mes tyre, raporton Ansa, gjithashtu komentatori i Rai Alberto Rimedio, por dy gazetarë ndodhen në  Angli, një i tretë ishte kthyer në Coverciano dhe kjo ka shkaktuar nje lloj paniku tek skuadra e Mancinit. Konferenca për shtyp e Bonuccit e planifikuar gjatë kësaj të premteje do të bëhet në distancë në mënyrë që askush të mos rrezikohet.

Sidoqoftë, situata është shumë e ndryshme nga ajo e 31 marsit të kaluar kur shtatë lojtarë italianë dhe disa anëtarë të stafit rezultuan pozitivë pas Lituani-Itali: vaksinimi i dyfishtë dhe kontaktet e pakta midis lojtarve  dhe gazetarëve  shmangin  rrezikun e një shpërthimi.

(Kosova Sot Online  )