Lewandowski ua bën zemrat mal fëmijëve në Sardenjë

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 16:09
Lewandowski ua bën zemrat mal fëmijëve në Sardenjë

Robert Lewandowski po shijon pushimet në Sardenjë. Sulmuesi i Bayern Munich, edhe pse shumë i famshëm, nuk u largohet njerëzve.

Jo vetëm kaq, por u ofron edhe kënaqësinë e të luajturi me një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin.

Lewnadowski së fundmi ka postuar disa videon në “Instagram” dhe shikohet i qeshur, teksa luan me një grup fëmijësh në shesh.

Gjesti i sulmuesit polak është vlerësuar në mediat italiane. Me siguri fëmijët dhe ata që u mblodhën rreth, nuk do e harrojnë se kanë pasur mundësinë ta takojnë Lewandowskin dhe të luajnë me të.

(Kosova Sot Online )