Lokonga pritet t’i bëjë testet mjekësore në Arsenal

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 16:45
Lokonga pritet t’i bëjë testet mjekësore në Arsenal

Topxhinjtë kanë arritur marrëveshje me klubin belg Anderlecht për ta transferuar mesfushorin 21 vjeçar

Arsenali ka arritur marrëveshje në princip për 18 milionë euro me Andelechtin për transferin e Albert Lokongas. Topxhinjtë kanë biseduar për një kohë të gjatë me klubin belg me një ofertë të mëparshme që ishte refuzuar nga belgët për 21 vjeçarin.

Por, marrëveshja tanimë është arritur me mesfushorin që ka marrë dritën e gjelbër dhe është duke i përfunduar testet mjekësore në Arsenal.

Arsenali është pajtuar që fillimisht të paguajë rreth 15 milionë funta për Lokongan. Kjo shumë do të rritet pasi që parashihen disa bonuse deri në fund të kontratës. Në fund, Arsenali pritet të paguajë afër 18 milionë funte për mesfushorin e ri përfshirë edhe bonuset nëse ai i përmbush pritjet.

Lokonga shumë shpejt do t’i shtrohet testeve mjekësore në Arsenal. Mësohet se testet mjekësore do të bëhen në Belgjikë për të ndihmuar që transferi të finalizohet sa më shpejt që është e mundur. Ai pastaj do të udhëtojë në Londër, ku do të kalojë një periudhë izolimi për shkak të rregullave të Covidit.

Raportet në Belgjikë thonë se Lokonga mund të ateroi direkt në Skoci për të marrë pjesë në kampin pesë ditorë të Arsenalit i cili fillon të hënën, por Goal ka mësuar se kjo nuk qëndron. Arsenal shpreson që marrëveshje do të finalizohet para qëndrimit një javë në Amerikë për Florida Cup.

Çfarë po ndodh me Tavares?

Mbrojtësi i majtë portugez është në Londër prej të premtes për ta finalizuar transferin e tij nga Benfica për 8 milionë euro. Ai i ka kryer testet mjekësore në Portugali para se të udhëtojë për në Angli dhe Arsenal shpreson që ta konfirmojë atë së shpejti.

Tavares është në izolim që prej javës së kaluar, por Arsenali shpreson që ai mund të jetë pjesë e kampit stërvitor të tyre që mbahet në Skoci. 


(Kosova Sot Online)