Ish portieri historik paralajmëron: Mund të ketë komplot nga gjyqtarët për Messin në finalen e Kupës së Amerikës

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 16:48
Ish portieri historik paralajmëron: Mund të ketë komplot nga gjyqtarët për Messin në finalen e Kupës së Amerikës

Nëse në Evropë është koha e finales së madhe të Euro 2020, edhe në Amerikën e Jugut gjërat nuk janë shumë ndryshe, me finalen e Copa America, në program në natën mes së shtunës dhe të dielës në orën 02.00 të mëngjesit, ku janë Argjentina dhe Brazili që do të përplasen në betejën e madhe. Jose Luis Chilavert, ish portieri historik i Paraguajit që pa e fshehur preferencën e tij për Argjentinën paralajmëron për një komplot nga ana e brazilianëve për të fituar me cdo kusht finalen. “Skuadra e Messit dhe shokët e tij duhet të jenë të përgatitur për të mposhtur Brazilin, Neymarin, Var-in dhe arbitrin. Kjo pasi Corrupbol, ëshjtë i tmerrshëm”.

Një akuzë e drejtëpërdrejtë e Conmebol, Konfederatës së Kontinentit Amerikano Jugor se po përgatitet ti dorëzojë trofeun Selecaos ajo e Chilavert që foli edhe për Messin. “Do të më pëlqente të shihja të shënonte 3 apo 4 gola, kjo edhe pasi në rast se do të ketë aksione të dyshimta, do të faviorizohen gjithmonë brazilianët. Messi dhe skuadra e tij duhet të luajnë me njëmijë përqind për të fituar”.

(Kosova Sot Online )