Talenti i ri anglez rinovon kontratën me Liverpoolin

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 17:07
Talenti i ri anglez rinovon kontratën me Liverpoolin

Mesfushori i talentuar, i cili kaloi sezonin e kaluar e kaloi në Blackburn, ka nënshkruar kontratë të re

Harvey Elliott ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me Liverpoolin, me tinejxherin që po kërkon të zë vend në ekipin e Reds.

Mesfushori ofensive që cilësohet me talent i rrallë , ishte transferuar nga Jurgen Klopp prej skuadrës së Fulham më 2019 dhe ka bërë edhe nëntë paraqitje për ekipin e parë të Liverpool.

Huazimi në Championship në Blackburn sezonin e kaluar ka bërë që ai të këtë minuta më shumë të luajtura derisa ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asiste që janë regjistruar gjatë 41 ndeshjeve, me 18 vjeçarin që ka treguar se mund të jetë për kohë të gjatë me skuadrën nga Anfield.

“Është shkruar që ai të jetë këtu për shumë vite. Shpresojmë edhe për më shumë se kaq”, ka shkruar sot Liverpool në faqen e tyre duke e zyrtarizuar zgjatjen e kësaj kontrate.

“Gjithmonë do të keni emocione kur e vishni këtë fanellë, kudo që shkoni për të stërvitur dhe luajtur, kudo që angazhoheni në këtë klub gjithmonë do të keni këtë ndjenjë. Sipas për mua, të jesh Red është si të jem me familje – është kënaqësi që t’i bëjë ata krenar ashtu si vetën time”, ka thënë ai.

Elliott tashmë ka paraqitje për Anglinë U17 dhe më 2019 ai u bë lojtari më i ri në Premier Ligë kur luante për Fulhamin në një ndeshje kundër Wolves. Për shkak të paraqitjeve të mira në Ewood Park ai ishte nominuar si Lojtari më i mirë i Sezonit ndërkaq ai më vonë kaloi tek kampioni i sezonit 2019/20 në Premier Ligë.

Ai bën pjesë në skuadrën prej 34 lojtarëve që do të marrin pjesë në kampin stërvitor të Liverpoolit në Austri që fillon javën e ardhshme dhe do të synon që të jetë prezent në sezonin e ri të Reds që fillon më 14 gusht. 

(Kosova Sot Online)