Nëse City transferon Haaland dhe Mbappe do të dominon në 10 vitet e ardhshme – nëse Kane më shkurt

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 17:29
Nëse City transferon Haaland dhe Mbappe do të dominon në 10 vitet e ardhshme – nëse Kane më shkurt

Ish sulmuesi i “Qytetarëve”, Shaun Goater” po kërkon nga ish skuadra e tij që duhet të blejnë këtë dyshe sulmuese, derisa pranon që edhe ylli i Spurs me gjasë do të përfundon në Manchester

Legjenda e Manchester City, Shaun Goater do të dëshironte që ta shihte Erling Haaland apo Kylian Mbape si garanci “10 vjeçare” që City të jetë kampion në Premier Ligë, por marrëveshje me Harry Kane duket si “opsioni më i mundshëm”.

Pep Guardiola është në treg për një sulmues tjetër, me Sergio Agueron që u largua nga Etihadi si lojtar i lirë për të nënshkruar me gjigantin e La Ligas, Barcelonën. Një tjetër numër 9 po kërkohet, me një investim të madh që pritet të ndodh nga City por që sipas mediave atje nuk do t’i kalojë 100 milionë funte.

“Nëse Kane vjen, do të jetë një nënshkrim kualitativ, por kur e shikoj mirë mendoj që këta dy tjerët do të bënim që ne të dominonim më shumë vite”, tha ish sulmuesi i City, Goater për FreeSuperTips.

“Haaland dhe Mbappe do t’i jepnin dominim edhe 10 vite klubit, por nëse City është duke kërkuar sulmues në të gjitha frontet, të tre këta me gjasë janë në listë. Do të varët nëse çmimi i tyre është i drejtë, vite më parë kishte thashetheme që Kane do të përfundonte në City, kështu që edhe sot mendoj se kjo mund të ndodh. Besoj që Kane është opsioni më i mundshëm nëse krahasohet me Mbappe apo Haaland”.

A është Kane pjesa që po mungon?

Është e kuptueshme që City ka një ofertë për Kane. Statistikat e tij në Tottenham dhe Angli tregojnë që ai do t’i përshtatet për mrekulli sistemit të Guardiolas dhe do t’i ndihmojë Citizens që të arrin të trofeu i Ligës së Kampionëve.

“Po, një finalizues si Kane dhe kualiteti që do ta këtë rreth tij të City, do t’i ndihmojë ata që të fitojnë”, shtoi Goater. “Harry Kane mund të kontribuojë edhe për lojtarët e krahut madje mund të luajë shpesh herë edhe në krah, ai ka kualitete dhe mund të krosojë. Ai do të përshtatej për mrekulli në këtë rast, po flasim për një lojtar klasi botëror, kështu që nuk ka dyshim që ai do të përshtatej për mrekulli. Do të jetë tepër interesant ta kemi Harry Kane pas Euro dhe nuk do të befasohesha nëse e marrim edhe Jack Grealish po ashtu”.


(Kosova Sot Online)