Kritika për sigurimin në Wembley, para finales së EURO 2020

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 20:20
Kritika për sigurimin në Wembley, para finales së EURO 2020

Ka pasur raporte në media për mungesë të sigurisë në Wembley dhe me qindra tifozë që kanë hyrë pa bileta dhe pa u kontrolluar për Covid-19 gjatë gjysmëfinaleve të EURO 2020

Kapaciteti për gjysmëfinalet ishte 66000 ulëse, por qartë kishte diskrepancë në numra për shkak se Sky Sport Italia dhe autori i një emisioni Gianluca Di Marzio dhe disa të tjerë thanë që kanë qenë më shumë se 70 000 tifozë në ndeshjen e Anglisë kundër Danimarkës.

Sipas një raporti të Daily Mail tifozët e kanë “vërshuar stadiumin dhe kanë hyrë brenda pa i treguar biletat fare. Kjo nuk është ndoshta befasi, marrë në konsideratë që një pushtues i fushave kishte arritur t’i bashkohet Italisë në festimet e tyre pas fitores kundër Spanjës, duke ju drejtuar Marco Verrattt.

Kjo është më shumë se thyerje e sigurisë, për shkak se po ashtu do të thotë se ata nuk janë kontrolluar për Covid-19. Është shumë shqetësuese pasi që komentatori i RAI Sport, Alberto Rimedio dhe dy anëtarë të stafit që ishin prezent në ndeshjen gjysmëfinale të Italisë kundër Spanjës të martën po ashtu janë testuar pozitiv për Covid-19.

Tifozët është paraparë të hynë brenda vetëm nëse kanë prova që ata kanë marrë dy doza vaksine ose kanë një test negativ të ditës së fundit për koronavirus.

Më parë, asnjë tifozë i Italisë nuk është lejuar për të udhëtuar në Angli kur është luajtur një ndeshje, por Federata e Italisë ka bërë një marrëveshje me UEFA-në ku 1000 tifozë do të lejohen të udhëtojnë por nëse rrinë më shumë se 12 orë do të detyrohen të hynë në karantinë.

Ata duhet të kenë teste të Covid pra se t’i bashkohen udhëtimit të tyre, si dhe të karantinohen në Itali për pesë ditë pas rikthimit të tyre. 

(Kosova Sot Online)