Neymar hidhërohet me brazilianët që përkrahin Argjentinën në finalen e Copa Amerika

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 21:31
Neymar hidhërohet me brazilianët që përkrahin Argjentinën në finalen e Copa Amerika

Neymar ka shprehur hidhërimin e tij në një story në Instagram

Neymar ka lansuar një sulm të madh kundër brazilianëve të cilët janë duke e mbështetur Argjentinën për finalen kundër Copa America. Një numër i vendorëve shpresojnë dhe dëshirojnë ta shohin Lionel Messin ta ngrit këtë trofe derisa kundërshtojnë vendin e tyre dhe lojtarin e tyre, gjë që ka shkaktuar reagimin e Neymar.

“Jam brazilian më shumë krenari dshe dashuri”, ka shkruar Neymar në Story të Instagram. “Ëndrra ime ishte gjithmonë të dëgjoj fansat duke kënduar këngën e Kombëtares se Brazilit. Kurrë nuk kam sulmuar, as nuk do të sulmoj për Brazilin kur jam duke garuar për diçka, qoftë sport, një garë në modelim apo në Oscars”.

“Nëse aty është Brazili edhe unë jam Brazil dhe kush është brazilian dhe vepron ndryshe? Është në rregull, i respektoj ata, por shkoni në dreq të mallkuar të gjithë ju që jeni me kundërshtarët”.

Koha do të tregoj nëse ky post do ta këtë efektin e dëshiruar. Për Neymar, kryesorja është ngritja e trofeut të Copa America në Maracana të shtunën në mbrëmje. 


(Kosova Sot Online)