Ceballos thotë se dëshiron të qëndrojë në Real, por e pranon se vendos Ancelotti

  • S.A /
  • 10 July 2021 - 08:56
Ceballos thotë se dëshiron të qëndrojë në Real, por e pranon se vendos Ancelotti

E ardhmja e Dani Ceballos është në duar të Carlo Ancelottit.

Mesfushori spanjoll, i grumbulluar me Spanjën në Lojërat Olimpike, dy sezonet e fundit i kaloi në Arsenal në formë huazimi, pasi nuk pëlqehej nga Zinedine Zidane.

Sido që të jetë, ai dëshiron që të triumfojë në Madrid tani dhe për këtë do të flasë me Carlo Ancelottin.

“Kam edhe dy vjet kontratë. Më duhet të flas me trajnerin e ri dhe pastaj do të vendos të ardhmen time”, u shpreh Ceballos.

“Me ardhjen e Ancelotti ka më shumë hapësira sepse ai luan 4-3-3. Do të varet edhe nga performanca ime, gjendja ime e formës dhe biseda që do të kemi për të kuptuar se çfarë dëshiron ai nga unë”.

Dëshironi të vazhdoni në Madrid?

“Po, unë jam shumë i qetë dhe kam qenë shumë i qartë: Unë kam një kontratë dy-vjeçare me Real Madrid. Synimi im është të vazhdoj. Pas Lojërave do të shohim”.

“Është e qartë, unë do të doja të luaja për Real Madrid. Por duhet të dini se çfarë dëshiron trajneri dhe duhet të jeni objektiv. Por qëllimi im është të luaj për Real Madrid vitin e ardhshëm”, shtoi ai pas pyetjeve të vazhdueshme nëse do të qëndrojë në Madrid. 

(Kosova Sot Online )