Lojtarët më të shpejtë në “Euro 2020”

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 11:54
Lojtarët më të shpejtë në “Euro 2020”

Sipas statistikave të publikuara nga Wolksvagen Mobility, lojtarët më të shpejtë të Kampionatit Evropian “Euro 2020” nuk janë ata që jemi mësuar të shohim në kampionate.

Në fakt, aktualisht janë gjashtë lojtarë që kanë arritur shpejtësinë mbi 33 km/h në këtë kampionat.

Vendin e parë e ndajnë dy lojtarë, Loic Nego i Hungarisë dhe Leonardo Spinazzola i Italisë duke lënë prapa emra si Coman, Rashford e James.

Top lojtarët më të shpejtë të “Euro 2020” janë:

33.8 km/h: Loic Nego (Hungary)
33.8 km/h: Leonardo Spinazzola (Italy)
33.7 km/h: Kingsley Coman (France)
33.6 km/h: Cody Gakpo (Netherlands)
33.5 km/h: Daniel James (Wales)
33.5 km/h: Marcus Rashford (England)

Ndërkohë në kuadër të gjysmëfinaleve, Immobile kishte arritur 31.7 km/h dhe Walker 32.0 km/h.

(Kosova Sot Online)