Trajneri i Brazilit premton spektakël në finale ndaj Argjentinës

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 12:47
Trajneri i Brazilit premton spektakël në finale ndaj Argjentinës

Nëse Europa luan për fronin e saj, për trajnerin Tite, finalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit të tij dhe Argjentinës do të jetë një ndeshje edhe më e madhe.

Në pritje për të zbritur në fushë, 60-vjeçari u tregua shumë diplomat, duke shmangur shkëndija të kota.

“Kur luhet Brazil-Argjentinë, favoritë nuk ka. Unë di të them se kjo është një ndër ndeshjet më të mëdha të globit dhe pa dyshim e Amerikës së Jugut, duke qenë se përballë janë tri kampionet e fundit të botës që kanë përfaqësuar kontinentin tonë, në vitet 2002, 1994 dhe 1986.

Përballë do të jenë dy ikona si Neymar dhe Messi, por ajo çfarë unë mund të premtoj për këtë duel është vetëm spektakël”.

(Kosova Sot Online)